Përfundimi i një epoke: Hera e parë nga vitit 2003 që Messi dhe Ronaldo nuk nominohen për Topin e Artë
Për herë të parë që nga vitit 2003, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk janë përfshirë në listën e nominimeve për Topin e Artë.
Ky është një moment pikëllues në botën e futbollit, duke pasur parasysh dominimin e këtyre dy legjendave në këtë çmim gjatë dy dekadave të fundit.
Lionel Messi, i cili ka fituar tetë Topa të Artë, dhe Cristiano Ronaldo, me 5 fitore të këtij çmimi, janë dy nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
Të dy ata kanë qenë përhershëm në garë për këtë çmim të rëndësishëm, por për herë të parë, emrat e tyre mungojnë në listën e kandidatëve për këtë vit.
Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të shpallet fituesi e këtij çmimi prestigjioz.
Ndërkohë, mungesa e Messi dhe Ronaldo në këtë listë shënon një epokë të re në futboll, duke i dhënë mundësinë lojtarëve të rinj të shpërthejnë në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi
A first since 2003, change of era? #ballondor pic.twitter.com/EpWYbxXPRt
— Ballon d'Or (@ballondor) September 4, 2024