HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë
Granit Xhaka është nominuar për çmimin prestigjioz të Topit të Artë, një arritje e jashtëzakonshme për mesfushorin shqiptar.
Kjo është hera e parë që Xhaka është pjesë e listës së kandidatëve për këtë çmim të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar.
Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit.
Këtë vit, disa lojtarë të tjerë janë gjithashtu në garë për çmimin, duke përfshirë Vinicius Jr. i Real Madridit, Rodri i Manchester City-t dhe Jude Bellingham, që të gjithë janë konsideruar si favoritë për të fituar Topin e Artë.
Nomimi i Granit Xhakës është një dëshmi e suksesit të tij dhe ndikimit që ka pasur në fushë gjatë vitit të fundit, duke e bërë këtë një moment të veçantë për karrierën e tij dhe për tifozët e tij.
Graniti fitoi Bundesligën me Bayer Leverkusein pa pësuar asnjë humbje, po ashtu shtoi DFB Pokal dhe Superkupën e Gjermanisë.
Nominated for the 2024 Ballon d’Or
— Ballon d'Or (@ballondor) September 4, 2024
Granit Xhaka
Bayer Leverkusen
Switzerland#ballondor pic.twitter.com/UsrOnuNUWL