Raphinha pranon se kishte menduar të largohej nga Barcelona
Raphinha ka pranuar se ishte “menduar” të largohej nga Barcelona mes një periudhe “të ndërlikuar” përpara se të lidhej me Manchester Unitedin dhe Al-Nassrin.
Ringjallja e Raphinhas ka qenë e rëndësishme nën Hansi Flick dhe braziliani më në fund po jeton në formën që e bindi Barcelonën të paguante 55 milion euro për të siguruar shërbimet e tij nga Leeds Unitedi në 2022.
Ai ishte në formë të bujshme kundër Real Valladolidit ku ai kryesoi sulmin me tre gola dhe dy asistime për të frymëzuar Barcelonën në një triumf 7-0 në La Liga.
Megjithatë, rrugëtimi i Raphinhas në Spanjë nuk ka qenë pa vështirësi. Ai shpesh përpiqej të gjente ritmin e tij në sulm dhe pyetjet janë bërë për të ardhmen e tij. Anësori pranoi në një intervistë të sinqertë me “RAC1” se kishte një kohë kur ai mendonte seriozisht të largohej nga klubi.
“A e mendova të largohesha? Po”, rrëfeu Raphinha. “Gjashtë muajt e parë ishin të komplikuar për mua dhe familjen time. Pas Kupës së Botës u përmirësova dhe arrita ta përfundoja mirë sezonin, por në fillim ishte shumë sfiduese”.
“Përshtatja ime me klubin ishte e vështirë. E dija se ishte diçka që duhej të ndodhte, por jo se do të ishte kaq e vështirë në planin personal. Kjo më lëvizte pak kokën, ndonjëherë mendoja të largohesha. Jo në fund të sezonin, por në gjysmën e parë të sezonit, Barça është një klub i madh dhe është normale që unë nuk isha mësuar me këtë, por kjo ndodhi shpejt”.
Si një nga asetet më të vlefshme të Barcelonës, Raphinha ka qenë shpesh subjekt i spekulimeve për transferime, veçanërisht kur bëhet fjalë për lëvizjet e mundshme në Premierligë ose ofertat fitimprurëse nga klubet e Arabisë Saudite si Al-Nassri. Megjithatë, braziliani ka shprehur zhgënjimin e tij me thashethemet e vazhdueshme dhe ka pohuar sërish angazhimin e tij ndaj Barcelonës.
“Është e bezdisshme të shohësh thashetheme, është normale. Unë nuk jam aktiv në rrjetet sociale, por gruaja ime dhe miqtë e shohin këtë. Çdo ditë ka një lajm të ndryshëm, nëse do të shkoj këtu apo atje, dhe kjo përfundon duke ju shqetësuar. Gjashtë muajt e parë ishin shumë. Mësova se në çdo dritare transferimi, koka ime ka qenë gjithmonë këtu”.
Me Barcelonën që po shijon një fillim të fortë në sezonin e ri, Raphinha tashmë po synon të arrijë gjëra të mëdha me klubin. Anësori brazilian nuk ka turp për ambiciet e tij, duke deklaruar se objektivi minimal për Barcelonën duhet të jetë fitimi i Ligës së Kampionëve.
“Objektivi minimal është të fitosh”, tha ai. Kur u pyet nëse po fliste për Ligën e Kampionëve, ai u përgjigj: “Sigurisht. Duhet të jetë kjo. Të luash për Barçën është objektivi kryesor për të fituar të gjithë titujt: Ligën, Ligën e Kampionëve, Kupën, Superinën. Kupa... Nëse je në një klub si ky dhe nuk i vendos vetes atë objektiv, je në vendin e gabuar”. /Zëri