I pari i Man Utd flet për të ardhmen e Erik ten Hag

I pari i Man Utd flet për të ardhmen e Erik ten Hag

Sport September 03, 2024 - 17:00

Manchester United nuk e ka nisur fare mirë sezonin e ri në Premier League këtë edicion, ku në tri ndeshjet e para i ka humbur dy prej tyre.

Ndeshja e humbur nga Liverpooli 3-0 në “Old Trafford” i rriti zërat për një largim të mundshëm të Erik ten Hag nga “‘”Djajtë e Kuq”.

Mirëpo, holandezi po e gjen përkrahjen nga Omar Berrarda, i pari i të kuqve.

Siç bën të ditur Sky Sport, ai ka thënë se ka besim të plotë në trajnerin holandez, përcjell “Gazeta Express”.

“Ne besojmë akoma në Erik ten Hag?, Absolutisht. Ne besojmë plotësisht në të”, ka thënë Omar Berrarda.

Kujtojmë se holandezi ka një kontratë që e mban të lidhur me Manchester Unitedin deri në vitin 2026.