Ademi pret në takim prurjet e reja në Kombëtaren e Kosovës
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka pritur në takim prurjet e reja në Kombëtaren e Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani dhe Eliot Bujupi.
Ademi ka lavdëruar “dardanët” e rinj, duke thënë se kanë dëshirë dhe entuziazëm për të dhënë më të mirën në fanellën dardane.
“Me kënaqësi i mirëprita prurjet e reja në Kombëtaren tonë, Elvis Rexhbeçaj, Fisnik Asllani dhe Eliot Bujupi, të cilët janë të mbushur me vullnet, dëshirë dhe entuziazëm për të dhënë më të mirën në fanellën dardane. Ata, së bashku me djemtë e tjerë që tashmë me përkushtim ndër vite kanë kontribuuar në Kombëtare, do të japin gjithçka nga vetja e tyre për sukses në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. U uroj mirëseardhje dhe shumë sukses në këtë mision të ri. Bashkë për Kosovën!”, shkroi Ademi në “Facebook”.