Mbappe me dy gola në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi kthehet te fitorja
Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Real Betis me rezultat 2-0 në kuadër të javës së tretë të La Ligas.
Fraksioni i parë edhe pse solli raste, rrjetet e të dy skuadrave heshtën.
Abde Ezzalzoul i mysafirëve rrezikoi i pari, para se Los Blancos të kërkojnë portën me Eder Militao, Vinicius Junior dhe Rodrygo në pjesën e parë.
Edhe në pjesën e dytë të dy skuadrat tentuan të gjenin golin, por për të parë të parin u desh të pritej minuta e 67-të.
Fede Valverde asistoi bukur te Kylian Mbappe i cili arriti të shënojë për 1-0.
Pas tetë minutash, Vinicius Junior u rrëzua në zonë, ku pasi rasti u shikua në VAR u vendos për penallti.
Mbappe mori përsipër të gjuajë nga pika e bardhë, duke shënuar për 2-0.
Endrick kishte rast krejt në fund për të ndryshua shifrat, por i vetëm me portierin nuk arriti të shënojë.
Real Madridi tani ka 8 pikë, ndërsa Barcelona si lidere ka 12 pikë.//Telegrafi/