Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Lilles nuk i ka mjaftuar goli i shënuar nga Edon Zhegrova, pasi ka pësuar në shtëpi nga PSG me rezultat 3-1.
Dy skuadrat rrezikuan që në start, fillimisht Lille me Bafode Diakiten, ndërsa pas tij Osumane Dembele i PSG-së kishte rast të mirë.
Në minutën e 30-të, PSG fitoi penallti, ku nga pika e bardhë ishte i saktë Vitinga që shënoi për 1-0.
Pas vetëm tre mintuash kryeqytetasit shtuan epërsinë me anë të Bradley Barcola që realioi për 2-0.
Tiago Santos tentoi të hap lojën, por gjuajtja e tij u ndal nga Gio Donnarumma.
Mohamed Bayo i Lille rrezioi që në start të pjesë së dytë, ndërsa Marco Asensio kishte rast për PSG-në, por as ky nuk ishte i saktë.
Ndeshja e hup në minutën e 79-të dhe atë nga ylli i Lille, Edon Zhegrova që shënoi super gol përballë Gio Donnarummas për 2-1.
Lille shënoi sërish, por kësaj radhe goli u anulua për pozitë jashtë loje.
PSG shënoi edhe njëherë me Kolo Muanin në kohën shtesë për të siguruar fitore, e cila është e treta në kampionat në po kaq ndeshje.
Lille ka 6 pikë dhe kjo ishte humbja e parë në kampionat. /Telegrafi/
Another day, another Zhegrova banger…
— Ben Mattinson (@Ben_Mattinson_) September 1, 2024
ë: @GoalsXtrapic.twitter.com/CU5rK58fMP