Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin – dominim, gola dhe fitore e madhe në “Old Trafford”
Liverpooli e ka nënshtruar Manchester Unitedin në “Old Traford’ në derbin e javës së tretë të Ligës Premier, duke e mposhtur me rezultat 3-0.
Skuadra e Arne Slot ishte dominuese dhe më kërkuesë që nga fillimi, duke shënuar në fund dy herë brenda pjesës së parë.
Reds gjetën golin në minutën e 7-të me Trent Alexandre Arnold, por u anlua pasi kishte një faul në ndërtim të aksionit.
Në minutën e 35-të, Mohamed Salah asistoi bukur në zonë, ku Luis Diaz me kokë arriti të shënojë për 1-0.
Pas disa minutash Man Utd kishte rastin e parë, por gjuajtja e Noussait Mazraoui u prit nga Alisson.
Në minutën e 42-të, erdhi goli i dytë për mysafirët, ku sërish dyshja, Salah dhe Diaz bashkëvepruan bukur, me kolumbianin që shënoi për 2-0.
Pjesa e parë nuk solli më gola dhe Liverpooli shkoi në pushim me epërsi të kënaqshme.
Djajtë e Kuq në fillimin e pjesës së dytë rrezikuan nga Joshua Zirkzee, por në vend ishte Alisson.
Liverpooli mbylli çdo dilemë në minutën e 56-të, kur Mohamed Salah shënoi për 3-0 pas asistimit të Dominik Szoboszlait.
Zirkzee tentoi edhe njëherë në minutën e 64-të për të hapur ndeshjen, por nuk ia doli, pasi Alisson sërish priti gjuajtjen e tij.
Deri në fund skuadra e Slot menaxhoi lojën dhe arriti të marr fitoren e tretë me radhë në po kaq ndeshje.
Liverpooli ka 9 pikë së bashku me Man Cityn, ndërsa Man Utd me 3 pikë mbetet në vendin e 14-të.