Ballkani “shokohet” nga Malisheva
Kampioni në fuqi i Kosovës ka lëshuar pikë në Malishevë.
Malisheva e drejtuar nga Bekim Isufi e ka shokuar Ballkanin, duke triumfuar me shifrat 3-2.
Klubi milashevas po ashtu e luajti tërë pjesën e dytë me një lojtar më pak, pasi Etnik Brruti mori karton të kuq.
Fillimisht, epërsinë e gjeti Malisheva në ndeshje, me anë të Arbër Prekazit, derisa brenda 45-minutëshit të parë, Ballkani barazoi gjithçka me golin e Adetunjit.
E pjesa e dytë ishte më e zjarrtë se e para.
Drilon Hazrollaj riktheu epërsinë e Malishevës në minutën e 62-të, ndërsa 10 minuta më vonë edhe Fatjon Bunjaku shënoi për 3-1.
Queven i Ballkanit e ngushtoi epërsinë në minutat e fundit, por që Ballkani nuk arriti të fitojë as një pikë në Malishevë.
Kështu, Malisheva zë vendin e katërt në tabelë me 7 pikë, teksa Ballkanin mbetet i pari me 7 pikë, por me golaverazh më të mirë se malishevasit.