Chelsea barazon me Wolvesin në shtëpi
Chelsea assesi të krijojë vazhdimësi edhe me ndryshimet e reja gjatë verës.
Ndonëse e ndryshoi trajnerin, klubi londinez ende po ka probleme të mbajë një ritëm me fitore.
Pasi triumfoi 6-2 si mysafire e Wolves, Chelsea këtë fundjavë lëshoi pikë në shtëpi, duke barazuar 1-1 me Crystal Palace.
“Blutë e Londrës” dolën të parët në epërsi me anë të Nicolas Jackson në minutën e 25-të të pjesës së parë, me ç’rezultat u mbyll edhe 45-minutëshi i parë.
Në të dytin, rastet ishin të shumta, por që nuk u konkretizuan, kështu Crystal Palace shënoi për 1-1.
Ishte Eberechi Eze që shënoi një gol mjaft të bukur jashtë zone.
Sfida u mbyll me shifrat e barabarta, dhe kështu dy ekipet marrin nga një pikë.
Chelsea zë vendin e 11-të me 4 pikë nga tri ndeshje.
Në anën tjetër, Crystal Palace pozicionohet i 16-ti me 1 pikë, po ashtu në tri ndeshje.