Newcastle triumfon ndaj Tottenhamit
Sport
September 01, 2024 - 16:55
Newcastle United sot ishte nikoqir i klubit kryeqytetas, Tottenham Hotspur.
“Magpies” shënuan fitore prej 2-1, me takimin që u luajt në “St. James’ Park”.
Fillimisht, në epërsi dolën pikërisht Newcastle me anë të Harvey Barnes, qysh në pjesën e parë.
Në të dytën, dy ekipet patën me shumë raste, me ç’rast u shënuan edhe dy gola të tjerë.
Së pari, Tottenham barazoi në 1-1 me anë të një autogoli të Dan Burn.
Newcastle nuk u dorëzua deri në fund, dhe kështu shënoi edhe golin e dytë, me anë të Alexander Isak.
Newcastle tash ka 7 pikë pas tri ndeshjeve, derisa Tottenhami ka katër pikë./GazetaExpress/