Zyrtare: Egzon Sinani përforcon Dukagjinin
KF Dukagjini përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se kanë nënshkruar me mbrojtësin Egzon Sinani.
Sinani tek klinasit vjen pas Ballkanit aty ku qëndroi për një periudhë jo shumë të gjatë pas transferimit nga Prishtina.
Lojtari tashmë ka nisur përgatitjet me ekipin e ri dhe pritet të jetë në dispozicion të Ismet Munishit që nga ndeshja e ardhshme pas pauzës së kombëtareve.
Postimi i plotë i Dukagjinit:
ëë ë ë ë ë
KF Dukagjini me kënaqësi njofton për marrëveshjen e arritur me qendërmbrojtësin e mirënjohur, Egzon Sinani.
30-vjeçari së fundi ishte pjesë e Ballkanit, kurse karrierë ka bërë edhe te Llapi, Gjilani e Prishtina.
Sinani, i cili padyshim se do të jetë një forcë e shtuar për ne, tashmë ka nisur me përgatitjet nën urdhrat e trajnerit, Ismet Munishi.
Ne i dëshirojmë mirëseardhje Egzon Sinanit në familjen tonë dhe urojmë për suksese të përbashkëta.