Zyrtare: Jadon Sancho kompleton transferimin tek Chelsea
Chelsea më në fund ka njoftuar transferimin e Jadon Sanchos në formë huazimi nga Manchester United, 21 orë pas mbylljes së afatit kalimtar veror.
Ish-reprezentuesi anglez u transferua te ‘Blutë e Londrës’ si huazim për sezonin aktual.
Marrëveshja mes dy klubeve është bërë me obligim blerje të kartonit të lojtarit për 23 milionë euro, që do të thotë se ‘Djajtë e Kuq’ mund të regjistrojnë një humbje prej 50 milionë eurosh.
Është lënë të kuptohet se ky obligim blerje do të bëhet konkret vetëm në rast se Chelsea përfundon mbi pozitën e 14-të në Ligën Premier.
Në rast se e bëjnë këtë, Sancho do të nënshkruaj kontratë afatgjatë në ‘Stamford Bridge’ verën e ardhshme.
Sky Sports ka raportuar se drejtuesit e Chelseat e panë mundësinë për të nënshkruar me Sanchon si ‘shumë të mirë për ta refuzuar’.
Chelsea ishte në gjendje që të përballonte transferimin e Sanchos për shkak se lejuan largimin e Raheem Sterling në formë huazimi tek Arsenali.