“I lumtur për ftesën”, Fisnik Asllani reagon pasi u përfshi në listën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit
Kosova do të luajë dy ndeshjet e para në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, gjatë muajit që po vjen.
“Dardanët” do të jenë përballë Rumanisë (6 shtator) dhe Qipros (9 shtator).
Kështu, gjatë ditës së sotme, selektori Franco Foda ka publikuar listën, pjesë e së cilës është edhe Fisnik Asllani.
Asllani u prezantua si prurje e re e kombëtares së Kosovës qysh në dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo në dy grumbullime nuk u ftua shkaku i lëndimit.
Kësaj here, fati i eci me lëndime, dhe 22-vjeçare do të ketë mundësi të debutojë me fanellën e Kosovës, të cilën e kishte veshur që nga fëmijëria.
E, pikërisht me një fanellë të Kosovës, Fisnik Asllani e ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, me një shkrim, ku u shpreh i lumtur për ftesën e marrë.
“Shum krenar te jem i ftuar per her te par per Kombetaren e Kosoves!!
Faleminderit te gjithve per perkrahjen!”, shkruan Asllani.
Fisnik Asllani momentalisht është pjesë e Elversberg në Bundesliga 2, aty ku është huazuar nga Hoffenheim.
Sezonin e kaluar, Asllani e kaloi te Austria Vienna, edhe aty si i huazuar.