Maqedonia e Veriut me shtatë shqiptarë në listë për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Maqedonia e Veriut me shtatë shqiptarë në listë për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Sport August 29, 2024 - 12:05

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll, Bllagoja Milevski, e shpalli listën e futbollistëve për dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.

Maqedonia e Veriut do të ndeshet kundër Ishujve Faroe (7 shtator) dhe Armenisë në Shkup (10 shtator), në përballjet për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Në listën e trajnerit Blagoja Milevski për dy ndeshjet janë ftuar 26 lojtarët, ku shtatë nga ta janë shqiptarë.

Grumbullimi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut është caktuar për 2 shtator në Shkup.

Lojtarët shqiptarë të ftuar nga Milevski:

Visar MUSLIU – Paderborn (Gjermani),

Ezxhan ALIOSKI – Al Ahli (Arabia Saudite),

Ahmed ILAZOVSKI – Hvidovre (Danimarkë),

Enis BARDHI – Trabzonspor (Turqi),

Agon ELEZI – Bochum (Gjermani),

Isnik ALIMI – Sepsi (Rumani),

Lirim QAMILI – Sonderjyske (Danimarkë). /Telegrafi