Shkëndija njofton ndarjen me Endrit Krasniqin

Shkëndija njofton ndarjen me Endrit Krasniqin

Sport August 28, 2024 - 11:33

Klubi nga Tetova, Shkëndija ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes për shkëputjen e bashkëpunimit me mesfushorin nga Kosova, Endrit Krasniqi.

Endrit Krasniqi është ndarë me klubin kuqezi dhe tani e tutje ai do të jetë lojtarë i lirë, ku me shumë mundësi pritet rikthimi i tij në Kosovë.

Është vet faqja zyrtare e Shkëndijës, e cila ka konfirmuar ndërprerjen e bashkëpunimit me Krasniqin, shkaku i arsyeve familjare të lojtari.

“KF Shkëndija njofton se është arritur marrëveshje e përbashkët për t’u ndarë me mesfushorin Endrit Krasniqi, pas kërkesës së tij për ndërprerjen e parakohshme të kontratës për arsye familjare”.

“Në këto momente, KF Shkëndija ka treguar mirëkuptim dhe ndjeshmëri, duke e vendosur gjithmonë mirëqenien e lojtarit në plan të parë. Vendimi për t’i ofruar Endritit mbështetjen e nevojshme dhe lirinë për të qenë pranë familjes së tij është një dëshmi e vlerave të larta jo vetëm sportive që klubi ynë përfaqëson”.

“Ne falënderojmë Endritin për përkushtimin dhe kontributin gjatë qëndrimit të tij me Shkëndijën. Krasniqi ishte pjesë e rëndësishme e ekipit tonë, dhe ne i urojmë gjithë të mirat në të ardhmen, duke shpresuar që rrugët tona do të kryqëzohen sërish në të ardhmen”.

“KF Shkëndija mbetet e përkushtuar ndaj objektivave për këtë sezon dhe do të vazhdojë të punojë për të arritur sukses”, thuhet në njoftimin e klubit tetovar.