Ronaldo tregon se kur do të pensionohet, cili do të jetë klubi i tij i fundit dhe a mendon të bëhet trajner

Ronaldo tregon se kur do të pensionohet, cili do të jetë klubi i tij i fundit dhe a mendon të bëhet trajner

Sport August 27, 2024 - 10:12

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka thënë se nuk e ka ndërmend të pensionohet së shpejti, teksa ka treguar se klubi i tij i fundit do të jetë Al Nassr.

Sulmuesi 39-vjeçar nuk e ka ndërmend të dorëzohet duke luajtur futboll dhe ky sigurisht nuk do të jetë sezoni i tij i fundit.

Është vetë Ronaldo, i cili ka thënë se momentalisht nuk e di se kur do të pensionohet.

Megjithatë, ylli portugez është i sigurt se klubi saudit Al Nassr do të jetë i fundit për të.

“Nuk e di nëse do të pensionohem së shpejti, pas dy apo tre vitesh… por me siguri do të tërhiqem këtu tek Al Nassr”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

“Jam shumë i lumtur në këtë klub, ndihem mirë edhe në këtë vend. Jam i lumtur që luaj në Arabinë Saudite dhe dua të vazhdoj”.

“Është shumë e vështirë të mendosh se një ditë do të jem trajner. Në mendjen time nuk po mendoj të jem trajner i ndonjë ekipi futbolli. As që e mendoj.

“Me siguri e shoh të ardhmen time duke bërë gjëra jashtë futbollit”, përfundoi sulmuesi portugez. /Telegrafi