Ballkani fokusohet tek e ardhmja, kontratë afatgjate për dy talentë

Ballkani fokusohet tek e ardhmja, kontratë afatgjate për dy talentë

Sport August 26, 2024 - 23:30

FC Ballkani, kampion aktual i futbollit kosovar, ka menduar për të ardhmen e klubit duke nënshkruar kontrata afatgjata për katër vitet e ardhshme me dy talente të rinj, Altin Alijin dhe Engjell Ajazajn.

Altin Aliji, i cili vjen nga Shqipëria dhe është pjesë e ekipit kombëtar të moshave të reja, është bërë tashmë pjesë e skuadrës portokallezi.

Ndërkohë, Engjell Ajazaj ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale dhe është gati të kontribuojë për ekipin e Ballkanit.

Këto lëvizje tregojnë angazhimin e Ballkanit për të investuar në talentët e rinj dhe për të ndërtuar një ekip konkurrues për të ardhmen.