“A është ai mysliman?”, tifozët të habitur nga gjesti i Trentit para ndeshjes me Brentfordin

“A është ai mysliman?”, tifozët të habitur nga gjesti i Trentit para ndeshjes me Brentfordin

Sport August 26, 2024 - 10:14

Trent Alexander-Arnold u kap nga kamerat duke u lutur para fillimit të ndeshjes Liverpool – Brentford.

Shumë tifozë në rrjetet sociale janë habitur nga mënyra si mbrojtësi i krahut u lut.

Lojtari anglez bëri një gjest "dua", i cili përdoret për t’i lutur Allahut në Islam.

 

 

Trenti ka folur më parë për besimin e tij të krishterë, kështu që ky gjest vjen si një surprizë për shumë njerëz.

“Pse Trenti lutet si mysliman? Jo se ka rëndësi, por thjesht kurioz”, shkroi një fans në X.

 

 

“A e pashë mirë? A është Trent mysliman tani??!”, pyeti një tjetër.

Pamjet tregojnë se ai lutet në mënyrën siç e bëjnë edhe myslimanët, por vetëm koha do ta tregojë nëse Alexander-Arnold ka ndryshuar besim. /Telegrafi