Shkaku i flamurit kombëtar, “Ballistët” i detyruan ta lëshojnë tribunën
Sport
August 25, 2024 - 22:21
Java e tretë e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut është mbyllur me ndeshjen e fundit ku Shkëndija ka shënuar fitore ndaj AP Brera me rezultat 0-2.
Ekipi nga Tetova në këtë ndeshje kishte edhe një grup të tifozëve të tyre të cilët kishin udhëtuar për të mbështetur ekipin kuq e zi, ndërsa kjo ka zgjatur vetëm deri në minutën e 30-të, pasi sipas tifozëve “Ballsitëst” ata janë detyruar ta lëshojnë tribunën pas shpalosjes së flamurit Kombëtar shqiptar.
Reagimi i Ballistëve:
Kujtojmë se tifozët e Shkëndijës, “Ballistët” janë një nga tifo-grupet më të organizuara në vend dhe udhëtimet e tyre në trasnfertë janë pothuajse në të gjitha ndeshjet dhe deri më tani nuk kishte ndodhur që të largohen nga tribunat.