Chelsea e “shpartallon” Wolvesin
Chelsea ka shënuar fitoren e parë sezonale në Premierligë.
Blutë e Londrës e mposhtën thellë 2:6 Wolvesin në udhëtim, në kuadër të javës së dytë në elitën e futbollit anglez.
Nicolas Jackson kaloi Chelsean në epërsi në minutën e dytë të ndeshjes.
Në minutën e 27-të Cunha barazoi shifrat, para se Cole Palmer me një gol të bukur të rikthente epërsinë e mysafirëve në minutën e 45-të.
E në sekondat e fundit të pjesës së parë, Wolves barazoi edhe njëherë rezultatin, tani nëpërmjet Larsen.
Megjithatë, pjesa e dytë e tregoi një Chelsea të një niveli tjetër, me ekipin e Marescas që shënoi plot katër herë.
Tre golat e parë erdhën nga Madueke, i cili në të trija rastet u asistua nga Cole Palmer, shkruan Express.
Kurse, Joao Felix që u transferua rishtazi në “Stamford Bridge” shënoi për 2:6 në minutën e 80-të.
Me këtë fitore, tani Chelsea ka tri pikë pas dy xhirove, kurse Wolves mbetet ende pa pikë.