Arsenali me fitore komode në udhëtim te Aston Villa

Arsenali me fitore komode në udhëtim te Aston Villa

Sport August 24, 2024 - 20:46

Arsenali ka marr një fitore të madhe ndaj Aston Villas si mysafir me rezultat 2-0 në kuadër të javës së dytë të Ligës Premier. 

Rastin e parë në ndeshje e kishin topçinjtë, kur Emiliano Martinez ia mohoi golin Bukayo Sakas. 

Në minutën e 25-të, Aston Villa ka mundur lehtë të merrte epërsinë, por Ollie Watkins me David Rayan i vetëm nuk arriti të shënojë, duke gjuajtur jashtë. 

Edhe në fillimin e pjesës së dytë, Aston Villa kishte një super mundësi, por gjuajtja e Amadou Onanas u ndal nga shtylla, ndërsa nga topi i kthyer Watkins gjuajti me kokë, por David Raya bëri një pritje të madhe. 

Arsenali në rastrin e parë serioz arriti të shënojë dhe atë fal Leandro Traossard i cili ishte i saktë në minutën e 67-të për 1-0. 

Pas dhjetë minutash, skuadra e Mikel Artetas arriti të sigurojë fitoren, ku Bukayo Saka pasoi te Thomas Partey i cili me një gjuajtje të saktë shënoi për 2-0. 

Arsenali merr tri pikë, duke mbetur në krye me gjashtë sosh deri më tani, ndërsa Aston Villaka tri pikë.