Malisheva e befason Llapin në Podujevë
Sport
August 24, 2024 - 18:10
Malisheva e befason Llapin në Podujevë
Malisheva e ka shënuar fitoren e parë të sezonit dhe të parën nën drejtimin e trajnerit, Bekim Isufi.
Malishevasit e kanë befasuar Llapin në Podujevë, duke marrë trepikëshin me shifrat 1-0.
Golin e epërsisë së mysafirëve e shënoi sulmuesi Fatjon Bunjaku në minutën e 55-të, me asistim të Arbër Pirës.
Ndeshja i takoi xhiros së tretë të Superligës së Kosovës, gjersa Malisheva i ka zhvilluar vetëm dy, pasi ndeshja me Dritën është shtyrë për një datë të pacaktuar.
Kështu, të besuarit e Bekim Isufi shkojnë në katër pikë pas dy ndeshjeve, derisa ajo e Llapit mbetet po ashtu në katër pikë.
Ndeshjen e ardhshme, Malisheva e pret Ballkanin, ndërsa Llapi udhëton te Prishtina.