Xhaka me statistika fantastike ndaj Borussia M’Gladbach: Një gol, 117 prekje topi, 98 pasime të sakta
Bayer Leverkusen e ka nisur me fitore si mysafir i Borussia M’Gladbach (3-2) në ndeshjen hapëse të Bundesligas, ku Granit Xhaka kontribuoi me një super gol.
Mesfushori shqiptar shënoi një gol spektakolar nga distanca në minutën e 12-të, ndërsa dy gola të tjerë në fitoren e aspirinave i shënoi Florian Wirtz.
Xhaka u vlerësua nga SofaScore me notën 8.4, pas paraqitjes fantastike.
Përveç golit, Xhaka kishte 117 prekje të topit, ndërsa nga 104 pasime që tentoi, ai i kompletoi 98.
Kishte pesë pasime kyçe, dy gjuajtje dhe dy nga katër duele të fituara. Ai po ashtu krijoi një rast të madh për bashkëlojtarët.
Xhaka sezonin e shkuar ishte një nga lojtarët më të mirë të Bayer Leverkusen që fituan titullin e Bundesligas për herë të parë në histori.