Mbyllet marrëveshja, Romleu Lukaku kalon te Napoli
Chelsea ka pranuar një ofertë nga Napoli për sulmuesin Romelu Lukaku, pas muajsh negociatash mes dy palëve, duke bërë që tashmë sulmuesi belg të kthehet sërish në Itali,
Sipas ekspertëve të transferimeve Matteo Moretto dhe Fabrizio Romano, Napoli thuhet se ka rënë dakord t’i paguajë Chelseat një tarifë prej 30 milionë euro plus deri në 15 milionë euro bonuse për ish-sulmuesin e Romës dhe Interit.
Gianluca Di Marzio dhe Sky Sport Italia raportojnë se marrëveshja është për 30 milionë euro plus një klauzolë shitjeje prej 30% pa bonuse shtesë.
Marrëveshja erdhi pasi drejtori sportiv i Napolit, Giovanni Manna u takua me drejtorët e Chelseat të premten, për herë të dytë këtë javë. Për herë të parë, të premten, Napoli tregoi gatishmëri për të rritur ofertën e tyre përtej kufirit prej 30 milionë eurosh.
Lukaku kishte rënë dakord për kushtet personale me skuadrën e Antonio Contes disa javë më parë. Ai tani do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me klubin e Napolit, e cila do të zgjasë deri në verën e vitit 2027.
Napoli do të jetë klubi i tretë i Serie A që Lukaku ka përfaqësuar në karrierën e tij deri më tani, pas luajti me Interin dhe Romën sezonin e kaluar, ku ai shënoi 21 gola nga 47 paraqitje në të gjitha garat.