Mirlind Daku sërish vendimtar për Rubin Kazanin

Mirlind Daku sërish vendimtar për Rubin Kazanin

Sport August 23, 2024 - 21:17

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku po vazhdon shkëlqimin në Rusi. 

Daku shënoi edhe në përballjen e sontme ndaj Dynamo Makhachkala.

Daku shënoi në minutën e 45-të nga pika e bardhë për 1-0. 

Për 2-0 dhe epilogun e takimit u përkujdes Cumic, dhe kështu Rubin Kazan arriti fitoren e tretë në elitën e futbollit rus. 

Për Dakun, ky ishte goli i pestë këtë sezon.