Zyrtare: Suhareka përforcohet me Adem Maliqin
Suhareka ka vazhduar të përforcohet në këtë afat kalimtar, duke konfirmuar nënshkrimin me sulmuesin anësor, Adem Maliqi.
Sulmuesi ishte pjesë e Llapit edicionin e shkuar, ndërsa këtë vit do t’i barttë ngjyrat e Suharekës, që e ka nisur shumë mirë edicionin në Superligën e Kosovës.
“Ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje transferimi me sulmuesin Ademi Maliqi i cili bashkohet me klubin tonë”.
“Maliqi vie në radhët tona nga skuadra e KF Llapi ku ishte edicionin e fundit ndërsa në të kaluarën pjesë e disa skuadrave si ; KF Feronikeli, KF Ferizaj , KF Flamurtari, KF Malisheva etj”, thuhet në njoftimin e klubit.
Suhareka ka marr 4 pikë nga përballjet me Prishtinën dhe Dukagjinin.
Gjatë kësaj fundjave, klubi suharekas do të ‘pushojë’, pasi përballja me Dritën është shtyrë për një datë të pacaktuar.