Pjesa e parë pa gola, por Drita mbetet me dhjetë lojtarë në fushë
Sport
August 22, 2024 - 19:05
Drita ka arritur të ruajë portën ndaj Legias në pjesën e parë edhe pse mbeti me dhjetë lojtarë në fushë.
Hasan Gomda ishte ai që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 30-të, pasi që rasti u shikua në VAR dhe u vendos që ndërhyrja e tij ishte si lojtar i fundit.
Edhe me dhjetë veta, Drita arriti të mbahet mirë duke e ruajtur portën dhe fal pritjeve të Faton Malokut.
Ndeshja po zhvillohet në praninë e 31 mijë tifozëve në stadiumin Wojska Polskiego në kryeqytetin polak Varshavë.
Drita kërkon rezultat pozitiv në ndeshjen e parë, për të luajtur për kualifikimin pas një jave në “Fadil Vokrri”.