Futbollistet e reja të Kosovës mposhtin thellë Malin e Zi
Miqësoren e parë për përgatitje për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2025, futbollistet e grupmoshës U17 të Kosovës e kanë fituar thellë ndaj atyre të Malit të Zi.
Kosova U17 fitoi thellë 5:0 të mërkurën pasdite në Kampin Nacional në Hajvali.
Ndeshjet kualifikuese të “Euro 2025”, Kosova do t’i luajë prej 30 tetorit e deri më 11 nëntor në Shqipëri.
Kosova U17 është në Grupin 4 të Ligës B, bashkë me Shqipërinë dhe Izraelin.
Olta Maqastena i dha “Dardaneve” të reja epërsinë që në minutën e tretë.
Leola Ahmeti shënoi pas katër minutash për 2:0.
Krenare Kelmendi, që njësoj si Maqastena i realizoi dy gola, të parin e shënoi në minutën e 16-të për 3:0.
Maqastena më pas në minutën e 36-të realizoi tjetër gol për “Dardanet”.
Ndërkohë, rezultatin përfundimtar 5:0, Kelmendi e vendosi në minutën e 69-të.
Ndeshja e parë kualifikuese për Evropianin 2025, Shqipëria – Kosova, luhet më 30 tetor.
Kosova – Izraeli luhet më 2 nëntor. Ballafaqimet do të zhvillohen në “Elbasan Arena”.