Sterlingu pranon se karriera në Chelsea përfundoi dhe mirëpret ofertat

Sterlingu pranon se karriera në Chelsea përfundoi dhe mirëpret ofertat

Sport August 21, 2024 - 15:39
Lajmet e fundit nga sporti

Raheem Sterling thuhet se është i hapur për të gjetur një klub të ri, pasi pranoi se karriera e tij në Chelsea ka përfunduar.

E ardhmja e Sterlingut në Chelsea u vu në dyshim kur ai u la jashtë skuadrës së Enzo Marescas në ndeshjen kundër Manchester Cityt, duke bërë që kampi i tij të kërkonte “qartësi” nga Blutë për situatën e tij.

Sipas “Standard”, 29-vjeçari tani pranon se karriera e tij në “Stamford Bridge” ka përfunduar, pasi është përjashtuar gjithashtu nga skuadra për ndeshjen e parë të play-off-it të Konferencës së Evropës të së enjtes kundër Servettes.

Raporti shton se anësori do të dëgjojë propozimet nga klubet e tjera përpara afatit të transferimit të së premtes së ardhshme. Interesimi nga Arabia Saudite tashmë është refuzuar nga ish-ylli i Manchester Cityt.

Maresca e informoi Sterlingun në një bisedë pas stërvitjes të premten se Chelsea po i jep përparësi lojtarëve të tjerë në pozicionin e tij dhe se ai mund të largohet. /Zëri