Lewandowski bëhet sulmuesi më i vjetër në histori të Barcelonës
Robert Lewandowski po feston ditëlindjen e 36-të dhe ai tani ka thyer një rekord te Barcelona.
Polaku tani edhe zyrtarisht është sulmuesi më i vjetër në histori të gjigantit katalunas Barcelona.
Ai është i teti në listën e lojtarëve më të vjetër të të gjitha kohërave të Barçës, vetëm pas mbrojtësve (Dani Alves, Jose Ramon Alexanco, Joan Segarra, Migueli dhe Lilian Thuram) dhe portierëve (Hose Manuel Pinto dhe Antoni Ramallets).
Për t’u bërë lojtari më i vjetër i Barçës ndonjëherë, Lewandowski duhet të kalojë edhe tre vjet në klub pasi braziliani Dani Alves u largua nga Blaugrana për herë të fundit në moshën 39 vjeç e 16 ditë.
Marrëveshja aktuale e sulmuesit me katalanasit skadon në vitin 2026, megjithëse ekziston një opsion për ta zgjatur atë për një vit shtesë.
Robert Lewandowski ka shënuar 61 gola në 96 paraqitje për Barcelonën dhe ai e nisi sezonin e ri shumë mirë me dy gola të shënuar.