Zyrtare: FC Ferizaj përforcohet me mesfushorin kroat, Markon Musulin

Zyrtare: FC Ferizaj përforcohet me mesfushorin kroat, Markon Musulin

Sport August 21, 2024 - 12:59
Lajmet e fundit nga sporti

FC Ferizaj ka njoftuar se është përforcuar me mesfushorin kroat, Marko Musulin.

Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga vetë klubi, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Musulini së fundmi luajti në Bosnjë, teksa karrierën e ka filluar në Jadran LP të Kroacisë dhe është paraqitur gjithashtu në Slloveni te NK Rogaska. /Zëri

Postimi i plotë i FC Ferizajt:

Welcome aboard, Marko Musulin

Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me mesfushorin me tipare ofensive, kroatin Marko Musulin.

Lojtari ynë i ri, që së fundmi luajti në Bosnjë, karrierën e ka filluar në Jadran LP të Kroacisë dhe është paraqitur gjithashtu në Slloveni te NK Rogaska.

Musulin karakterizohet për kontrollin e mirë të topit dhe pasimet në zona të ngushta.

Vazhdojmë FCF.