Kalulu arrin në Torino, po i kryen testet mjekësore te Juventusi
Pierre Kalulu mund të quhet një futbollist i ri i Juventusit, edhe pse duhet pritur për të ardhur zyrtarizimi.
Mbrojtësi francez ka udhëtuar drejt Torinos ku po i kryen testet mjekësore te Zonja e Vjetër.
Juventus dhe Milan pas shumë negociatave kanë gjetur marrëveshje për formulën e transferimit të francezit.
Në fakt është një huazim prej 3,5 milionë eurosh me të drejtë blerje 14 milionë, plus tre milionë bonuse dhe 10% përqindje për rishitjen e ardhshme.
Kalulu mund të përdoret edhe si qendërmbrojtës edhe si mbrojtës i krahut, ashtu si Cabal.
Ai i bashkohet Juventusit pas një sezoni me ulje ngritje te Milani, i karakterizuar nga disa dëmtime pasi dy vitet e mëparshme kishte luajtur në nivele të shkëlqyera.
ë Medical ongoing for Pierre Kalulu as new Juventus player from AC Milan.pic.twitter.com/Zk5TYxvT21
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 21, 2024