Lille e mposhtë Slavia Pragën, Edon Zhegrova i jashtëzakonshëm me gol

Lille e mposhtë Slavia Pragën, Edon Zhegrova i jashtëzakonshëm me gol

Sport August 20, 2024 - 23:12

Skuadra e Lille është shumë afër kualifikimit në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25.

Lille fitoi sonte ndaj Slavia Pragës me rezultatin 2-0, në ndeshjen e “Play Offit” për kualifikimin në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në Europë.

David e realizoi golin e parë në këtë duel për 1-0.

Edon Zhegrova realizoi golin e dytë pas 77 minutave lojë – duke dhënë kontribut masiv në fitoren e francezëve.

Ndeshja vendimtare për kualifikim është ajo kthyese në Pragë që luhet pas 1 jave.