Dje u zyrtarizua te Sparta e Pragës, Albion Rrahmani do të mungojë ndaj Malmos

Dje u zyrtarizua te Sparta e Pragës, Albion Rrahmani do të mungojë ndaj Malmos

Sport August 20, 2024 - 16:58

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani gjatë ditës së djeshme është prezantuar edhe zyrtarisht si lojtari më i ri i Sparta Pragës.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, sulmuesi 23-vjeçar do të mungojë në ndeshjen e parë të play-offit në Ligën e Kampionëve, që Sparta e Pragës e zhvillon ndaj Malmos.

Mediumi rumun, “Digi Sport” ka raportuar se Rrahmani nuk ka udhëtuar në Suedi me skuadrën, kështu duke mbetur në kryeqytetin çek.

Raportimi i mediumit rumun po ashtu thotë se Albion Rrahmani pritet të debutojë në ndeshjen kthyese të këtij dueli, që luhet javën e ardhshme.

Rrahmani iu bashkua Spartës së Pragës për shumën e 5 milionë eurove nga Rapidi i Bukureshtit.