Thierry Henry largohet befasisht nga drejtimi i Francës

Thierry Henry largohet befasisht nga drejtimi i Francës

Sport August 19, 2024 - 22:25

Futbollisti legjendar Thierry Henry është larguar nga posti i përzgjedhësit në Kombëtaren U-21 të Francës për “arsye private”.

Në gusht 2023, Henry mori postin e trajnerit të kombëtares U-21 të Francës dhe punësoi ish-shokun e tij të skuadrës Gael Clichy si ndihmës të tij.

Mirëpo, ndonëse kishte kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm, sot ka bërë të ditur zyrtarisht vendimin e tij për t’u larguar nga kombëtarja.

Gjegjësisht, para kombëtares së Francës është një grumbullim ku do të luajë kundër Sllovenisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, por Henry vetëm 20 ditë më herët ka bërë të ditur se nuk do ta drejtojë më këtë përzgjedhje për, siç ka shpjeguar, arsye të natyrës private.

“Dëshiroj të falënderoj Federatën Franceze të Futbollit dhe presidentin e saj, Philippe Diallo, i cili më ofroi këtë mundësi të jashtëzakonshme. Fitimi i një medalje të argjendtë në Lojërat Olimpike do të mbetet një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime. Jam jashtëzakonisht mirënjohës për këtë magjike. përvojë”, deklaroi Henry sot në lamtumirën e kombëtares U-21 të Francës.

Henry ka zhvilluar karrierë në klube të mëdha si Monaco, Juventus, Arsenal dhe Barcelona. /Telegrafi