Rezultatet dhe renditja pas javës së dytë në Superligën e Kosovës – asnjë skuadër me pikë të plota
Janë mbyllur katër nga pesë ndeshjet e javës së dytë, ku deri tani asnjë skuadër nuk ka arritur të marr pikët e plota, duke dëshmuar që ky sezon do të jetë i fortë.
Në kryendeshjen e kësaj jave, ku u takuan Gjilani dhe Ballkani, edhe pse dy skuadrat e nisën me gola, ku shënuan Robert Rrahmani dhe Ignacio Queven, të tjerë nuk kishte dhe përballja u mbyll 1-1.
Llapi ka shijuar fitoren e parë në edicionin e ri në Albi Mall Superligë. Llapi ka arritur t’i gëzohet fitores si mysafire në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, duke e mundur Feronikelin 74, me rezultat 2-0.
Të dy golat skuadra e Tahir Batatinës i realizoi në pjesën e dytë, me Elvir Gashijanin dhe Ahmed Januzin.
Skuadra e Shefki Kuqit pati mundësi të kalonte në epërsi në pjesën e parë, por Nikolaos Ioannis nga penalltia në minutën e 28-të e qëlloi shtyllën.
Ndërkohë në stadiumin “Liman Gegaj” ndërmjet Malishevës dhe Ferizajt është mbyllur baras 1-1.
Malisheva kaloi në epërsi me golin e Fatjon Bunjakut, por një pikë Ferizajt ia siguroi Redon Syla me supergolin e shënuar në minutat e kohës shtesë të ndeshjes.
Drita nuk e ka zhvilluar ndeshjen e javës së dytë ndaj Prishtinës, sikurse që bëri edhe në javën e parë ndaj Malishevës për shkak se ende është pjesë e garave evropiane.
Deri tani nga katër pikë kanë tubuar, Llapi, Ballkani, Suhareka dhe Ferizaj.
Gjilani është i pesti me 2 pikë të tubuara, ndërsa nga 1 pikë me nga një ndeshje të zhvilluar i kanë Prishtina dhe Malisheva.
Në fund pa pikë janë Feronikeli 74 dhe Dukagjini, që kanë zhvilluar nga dy ndeshje, ndërsa aty është edhe Drita që nuk ka zhvilluar asnjë takim.
Në javën e tretë takohen Ferizaj- Prishtina, Dukagjini – Gjilani, Llapi – Malisheva, Ballkani – Feronikeli 74 he Drita – Suhareka.