Mirlind Daku në formë jetësore, shënon në fund dhe i sjell tri pikë Rubin Kazanit
Mirlind Daku ka vazhduar me formë të mirë te skuadra e Rubin Kazan, ku edhe sot ka arritur ta gjejë golin në kuadër të javës së pestë të elitës së futbollit rus.
Rubin Kazan luajti si ndaj Akron Togliatti, ku fitoi me rezultat 2-1 edhe pse ishte duke pësuar humbje nga pjesa e parë.
Daku ishte më meritori edhe për golin e parë në minutën e 55-të, pasi një top i goditur nga ai u devijua nga mbrojtësi Konstantin Savichev, i cili dërgoi topin në rrjetë për 1-1.
1-1 Savichev (OG) pic.twitter.com/RuDn0EuDs6
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 19, 2024
Por nuk ishte kjo e vetmja, pasi që sulmuesi gjilanas, arriti të shënojë në minutën e 90-të, pas një tollovie në zonë për 2-1.
Ai u ndëshkua me karton të verdhë, pasi festoi duke e zhveshur fanellën.
1-2 Daku pic.twitter.com/ugnN6f7Q9p
— RPL Sky (@RPLNews_eng) August 19, 2024
Ky është goli i tij i katërt në pesë xhiro në elitën e futbollit rus, ndërsa numëron edhe dy asistime.
Daku u kërkua me ngulm nga Cagliari dhe mund të ketë ndryshim skuadre, pasi afati kalimtar është hapur deri në fund të muajit. /Telegrafi