Gjilani takohet me Ballkanin në derbin e javës, formacionet zyrtare
Gjilani pret Ballkanin në ndeshjen e fundit të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës, pasi dueli mes Prishtinës dhe Dritës është shtyrë për një datë tjetër.
Skuadra e Ardian Nuhiut para adhuruesve të vet pret Ballkanin dhe kërkon që të marrë fitore.
Megjithatë një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë, ndaj Ballkanit që është kampion në fuqi dhe gjithmonë mposhtet me vështirësi.
Pas barazimit në ndeshjen e parë ndaj Llapit, Gjilani kërkon që ta shijoj fitoren e parë në Superligë për sezonin 2024/25.
Në anën tjetër suharekasit pas eliminimit nga garat evropiane tani gjithë fokusin e kanë në kampionat dhe kërkojnë vazhdimësi të fitores nga xhiro e parë.
Mungesa e madhe te Gjilani është Olti Bilalli, derisa në sulm trajneri Nuhiu ka vendosur për treshen Prapashtica, Basa e Jarovic.
Ndërkohë Ilir Daja ka vendosur për treshen e zakonshme të sulmit si Kryeziu, Hamidi dhe Adetunji.
Formacionet zyrtare:
Gjilani: Haxhihamza, Kqiku, Roganovic, Ramadani, Ibrahimi, Bilali, Shabani, Rrahmani, Prapashtica, Basa, Jarovic.
Ballkani: Kolici, Smajli, Jashanica, Thaqi, Potoku, Emerllahu, Ismajlgeci, Queven, Hamidi, Kryeziu, Adetunji.