Llapi merr fitoren e parë të sezonit, triumfon në Drenas ndaj Feronikelit ‘74

Llapi merr fitoren e parë të sezonit, triumfon në Drenas ndaj Feronikelit ‘74

Sport August 18, 2024 - 19:18

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka marrë tre pikëshin e parë në Superligën e Kosovës për edicionin e sivjetëm.

Llapi triumfoi 2-0 si mysafir i Feronikelit ’74, me ndeshjen që u luajt në “Rexhep Rexhepi”.

Pasi përfundoi pjesa e parë pa gola dhe me pak raste, në pjesën e dytë, Llapi u ngjall.

Fillimisht, për skuadrën llapjane shënoi Elvir Gashijani në minutën e 63-të të takimit.

Në minutën e 89-të, për të siguruar fitoren për Llapin, shënoi Ahmed Januzi.

Kështu, Llapi ka 4 pikë pas dy ndeshjeve, pasi në xhiron e parë barazoi 1-1 me Gjilanin.

Në anën tjetër, Feronikeli ’74 i Shefki Kuqit pësoi humbjen e dytë në dy ndeshje, pasi paraprakisht pësoi disfatë nga Ferizaj në xhiron hapëse.