Gundogani lidhet me një rikthim të mundshëm te klubi ku i fitoi të gjitha
Ilkay Gundogan duket gjithnjë e më afër largimit nga Barcelona këtë verë, pasi kaloi nga Manchester City në vitin 2023.
Mesfushori veteran e sheh shumë të vështirë të marr një vend të rregullt në formacionin te gjigantët katalanas për sezonin e ardhshëm, dhe me vetëm një vit të mbetur nga kontrata, ai duket se do të preferonte të largohej tani për një sfidë tjetër.
Hansi Flick shprehu besimin e tij që Gundogan të qëndrojë përtej verës, por në prapaskenë, duket se po luhet një skenar tjetër. Për çudi, një rikthim në Manchester City mund të jetë një nga kartat e 33-vjeçarit.
Sipas informacioneve nga emisioni i Radio Catalunya, Gundogan kontaktoi zyrtarët e Man City në fillim të kësaj jave për të vlerësuar interesin e tyre në lidhje me rikthimin e tij të mundshëm në klub.
Është raportuar gjithashtu se përgjigja ishte pozitive, me kampionët në fuqi të Ligës Premier që duken të prirur për të ri-nënshkruar me kapitenin e tyre që fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin 2022/23.
Barcelona nuk do të qëndronte në rrugën e Gundoganit, për sa kohë të arrihet një marrëveshje miqësore. Pagat e tij do të ndihmonin me regjistrimin e lojtarëve që ende nuk janë regjistruar në La Liga. /Telegrafi/