Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës, këto janë rezultatet

Sport August 18, 2024 - 18:08

Xhiro e dytë në Albi Mall Superligë vazhdon me dy ndeshje që janë në program për tu zhvilluar ditën e sotme.

Në Malishevë, klubi me po të njëjtin emër është në epërsi pas 45 minutave të parë ndaj Ferizajt, me golin e shënuar nga Fatjon Bunjaku në minutën e 40-të.

Ferizaj e nisi më mirë ndeshjen, por që nuk arriti të ketë raste konkrete, deri në vazhdim të pjesës së parë, kontrolli i ndeshjes ra në skuadrën e Malishevës, e drejtuar nga Bekim Isufi.

Ndërsa, në Drenas, pjesa e parë përfundoi pa gola.

Feornikeli ’74 kishte mundësi ideale të dilte në epërsi, por që Ionnadis e humbi penalltinë.

Në anën tjetër, skuadra e Tahir Batatinës, Llapi pati rastet e veta, por që gjithashtu pa arritur t’i konkretizojnë.

Këto janë dy ndeshjet e vetme të Superligës për ditën e sotme, me Gjilanin që nesër e pret Ballkanin.