Kush do ta transferojë Brojën? Edhe një skuadër angleze në garë për sulmuesin shqiptar

Kush do ta transferojë Brojën? Edhe një skuadër angleze në garë për sulmuesin shqiptar

Sport August 18, 2024 - 15:47

Armando Broja vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, pasi largimi nga Chelsea tanimë është i sigurt.

Sulmuesi shqiptar është në shitje nga skuadra londineze dhe shumë klube janë vënë pas tij.

Ipswich Town, Wolves dhe Everton e duan atë në Ligën Premier, por garës i është shtuar edhe një tjetër skuadër.

Ish-skuadra e Brojës, Southampton është futur në garë për sulmuesin shqiptar dhe dëshiron transferimin e tij.

Nga ana tjetër sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë kërkohet edhe në Gjermani, me Stuttgartin që është gati ta marrë në huazim.

Megjithatë Chelsea vazhdon të mendoj vetëm për shitjen e tij dhe synon që nga largimi i shqiptarit të fitoj rreth 40 milionë euro. /Telegrafi