Man City vendos afat për Guardiolën që të marrë një vendim për të ardhmen e tij
Manchester City thuhet se ka vendosur një afat për Pep Guardiolën që të marrë një vendim për të ardhmen e tij në Etihad Stadium.
Kontrata aktuale e trajnerit katalanas me Cityzens skadon në verën e vitit 2025 dhe ai ende nuk e ka vënë në letër një marrëveshje të re.
Biografi i tij, Marti Perarnau, së fundmi vuri në dukje dy arsye pse Guardiola mund të largohej nga klubi, megjithatë, ai nuk specifikoi nëse trajneri do të largohej në fund të sezonit 2024-2025.
Tani “Sky Sports” raporton se kampionët e Anglisë do të vendosin një afat që trajneri të vendosë.
Ata thuhet se do të kërkojnë që Guardiola të informojë klubin për vendimin e tij deri në Krishtlindje, në mënyrë që City të mund të kërkojë një zëvendësues të përshtatshëm për ish-trajnerin e Barcelonës, në rast se vendos kundër nënshkrimit të një marrëveshjeje të re.
Klubi i Mançesterit është rritur me hapa të mëdhenj nën tutelën e 53-vjeçarit në tetë vitet e fundit dhe për këtë arsye dëshiron të gjejë një pasardhës të provuar për trajnerin legjendar në mënyrë që tranzicioni i tyre të ndodhë pa probleme në epokën pas Guardiolës.
Në fillim të kësaj vere, trajneri i Cityt kishte lënë të kuptohet se ai mund të largohej nga klubi së shpejti pasi ai deklaroi qartë se ishte më afër largimit nga Etihad sesa qëndrimit. Megjithatë, një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij nuk është komunikuar. /Zëri