Shkon në vazhdime ndeshja mes Larnes dhe Ballkanit
Ka shkuar në vazhdime ndeshja në mes të Larnes dhe Ballkanit që po luhet në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, pasi koha e rregullt përfundoi 1-0 për tanët, por që është një barazim nga rezultati i përgjithshëm (1-1).
Fillimisht, ndeshjen më mirë e nisi kampioni i Kosovës, duke rrezikuar me anë të Queven në minutën e shtatë, por që goditja e tij u bllokua.
Larne rrezikoi me anë të Gallagher (12’), mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë.
Kryeziu dhe Hamidi kishin raste të mira shënimi pas gjysmë ore lojë, ndërsa nuk ia dolën t’i konkretizonin me gol.
Ballkani kërkoi me ngulm golin e barazimit në këta 45 minutat e parë, dhe arriti ta thyente mbrojtjen vendase në minutën e 45-të.
Hamidi realizoi për 1-0 nga penalltia, duke i barazuar shifrat në 1-1, pasi kishin humbur me 1-0 në ndeshjen e parë.
Në 45 minutat e dytë, sërish kishte raste për të dyja anët, mirëpo nuk pati gola.
Iniciativën e patën vendasit, duke bërë disa gjuajtje, por Enea Koliçi ishte në nivelin e lartë të detyrës.
Adetunji i Ballkanit rrezikoi në minutën e 65-të, mirëpo portieri Ferguson i Larnes bëri një pritje fantastike.
Edhe Ismajlgeci testoi portierin e skuadrës nga Irlanda e Veriut, por që sërish pa sukses.
Dy skuadrat u pajtuan disi që ndeshja të shkojë në vazhdime, ndërsa do të jetë një 30 minutësh i luftuar nga të dyja anët, për të tentuar shmangien e penalltive. /telegrafi