U largua nga Chicago Fire dhe mbeti lojtar i lirë – klube greke, turke dhe arabe vihen pas Xherdan Shaqirit

U largua nga Chicago Fire dhe mbeti lojtar i lirë – klube greke, turke dhe arabe vihen pas Xherdan Shaqirit

Sport August 15, 2024 - 20:20

Xherdan Shaqiri ka lënë klubin amerikan Chicago Fire dhe MLS-n për një aventurë të re në karrierën e tij, e cila ka qenë shumë e bujshme deri më tani.

Sulmuesi me prejardhje shqiptare do të gjejë ekip të ri në këtë afat kalimtar dhe sipas Sky Sport DE, disa klube vetëm se kanë trokitur në derën e tij.

Besiktas, Panathinaikos, AEK Athen and disa klubeve nga Arabia Saudite kanë pyetur për Xherdan Shaqiri në ditët e fundit, duke kërkuar të njoftohen me kërkesa e tij.

32-vjeçari i cili u pensionua nga Kombëtarja e Zvicrës, është gati për një aventur të re pasi ka shkëputur kontratën me Chicago Fire me marrëveshje të dyanshme.

Shaqiri ka bërë karrierë për klube të mëdha si Bayern Munich, Inter dhe Liverpool, ndërsa ka veshur edhe fanellat e Basel dhe Stoke City. /telegrafi