Zyrtare: Bruno Fernandes nënshkruan kontratë të re me Manchester United
Bruno Fernandes ka nënshkruar një kontratë të re me Manchester United, e cila e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2027.
Kapiteni i Djajve të Kuq kishte thënë se do të mendonte de do të shqyrtonte të ardhmen e tij këtë verë, por duket se ky presion ka kryer punë.
Ai ka larguar çdo dyshim se mund të largohet nga Man Utd, duke nënshkruar një kontratë që do ta mbajë atë në “Old Trafford” deri në vitin 2027.
Kontrata e re e Fernandes përfshin opsionin edhe për një vit tjetër dhe portugezi zbuloi kënaqësinë e tij për nënshkrimin e kontratës.
United or nothing ë#MUFC pic.twitter.com/K9tjVHyqco
— Manchester United (@ManUtd) August 14, 2024
“Të gjithë e dinë pasionin që kam për Manchester United. Unë e kuptoj përgjegjësinë dhe rëndësinë e veshjes së kësaj fanelle, dhe nivelet e përkushtimit dhe dëshirës që kërkohen për të përfaqësuar këtë klub të jashtëzakonshëm”.
“Kam pasur shumë momente të veçanta këtu tashmë; duke dëgjuar emrin tim të këndohet nga Stretford End, duke shënuar një het-trik kundër Leeds, duke udhëhequr ekipin në Old Trafford në netët evropiane dhe duke ngritur trofe në Wembley. Nuk do ta kisha nënshkruar këtë kontratë nëse nuk do të besoja se momentet e mia më të mira në fanellën e United nuk kanë ardhur ende”, ka thënë Bruna pas nënshkrimit të kontratës.
Manchester United ka qenë aktive në afatin kalimtar veror, duke afruar emra si Joshua Zirkzee, Leny Yoro, Noussair Mazraoui dhe Matthijs De Ligt. /Telegrafi