Barcelona merr ofertë nga klubi anglez për Vitor Roquen

Barcelona merr ofertë nga klubi anglez për Vitor Roquen

Sport August 13, 2024 - 12:04

Vitor Roque do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror, pasi ai nuk bën pjesë në planet e klubit katalunas.

Sulmuesi brazilian erdhi me shumë bujë në Spanjë nga Brazili në janar, megjithatë ai ka dështuar të lë gjurmë me fanellën e Barcelonës.

E ardhmja e tij duket se do të jetë në Ligën Premier, ku Barcelona tanimë ka një ofertë nga Bournemouthi.

Pasi shitën Julian Araujon te skuadra angleze, drejtuesit e Bournemouthit tanimë kanë shfaqur interesim edhe për sulmuesin brazilian.

Mundo Deportivo ka raportuar se ‘Qershitë’ kanë kërkuar huazimin e lojtarit për një sezon dhe me mundësi blerjeje në fund të sezonit 2024/25.

Barcelona është e hapur për ta huazuar lojtarin në Angli, megjithatë pengesë është agjenti i Vitor Roque, Andre Cury i cili po kërkon largimin e menjëhershëm të sulmuesit nga Barcelona.

Gjithsesi palët po vazhdojnë negociatat dhe besohet se së shpejti do të gjendet një marrëveshje për huazimin e Roque në Angli, edhe pse katalunasit shpresonin se do të merrnin një ofertë të lartë nga klubet arabe për shitjen e përhershme të brazilianit. /telegrafi