Qeveria hungareze vendos Kosovën e medaljet e saj olimpike si pjesë të Serbisë, reagon ashpër Enver Hoxhaj

Qeveria hungareze vendos Kosovën e medaljet e saj olimpike si pjesë të Serbisë, reagon ashpër Enver Hoxhaj

Sport August 12, 2024 - 22:49

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj publikimit të qeverisë hungareze, e cila i futi medaljet e Kosovës si të Serbisë.

"Harta e medaljeve olimpike e qeverisë hungareze duket se pasqyron një realitet fiktiv. Vendi i merituar i Kosovës në hartë, së bashku me medaljet e fituara, është i pamohueshëm dhe kështu do të qëndrojë. Paçi fat herën tjetër me gjeografinë", ka shkruar Hoxhaj.