Zyrtare: KB Prishtina përforcohet me amerikanin Jalen Moore
Sport
August 11, 2024 - 15:23
Klubi basketbollistik Prishtina është përforcuar me një tjetër lojtar të huaj para fillimit të sezonit të ri të garave në Prince Caffe Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit kanë arritur marrëveshje me organizatorin Jalen Moore i gjatë 180 centimetra.
Moore së fundmi ishte pjesë e ekipit islandez Hamar aty ku u paraqit me statistika të pabesueshme.
25-vjeçari ka regjistruar një mesatare fantastike prej 28 pikësh për ndeshje, 7.8 ribaunde dhe 5.5 asistime.
Ky ishte transferimi i dytë i huaj i Prishtinës, pasi mbrëmë (10 gusht) kishin njoftuar për transferimin e Damiree Burns.